Me rastin e katër vjetorit të pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, Sporti Total, pjesën e parë të emisionit këtë të diel, do t’ia kushtojë kësaj ngjarjeje.
Më 3 maj të vitit 2016, në Hungari të Budapestit, u votua për pranimin e futbollit Kosovar në konfederatën e futbollit evropian, dhe që nga atëherë futbolli i Kosovës me kombëtare të të gjitha grupmoshave por edhe me klubet ka marrë lejen për të garuar ndërkombëtarisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatyrisht suksesi më i madh ka ardhur me kombëtaren e seniorëve, që në kualifikime për Euro 2020, ishte afër kualifikimit përmes grupeve dhe tani e ka mundësinë përmes play-offit në Ligën e Kombeve. Për ditën e pranimit të FFK-së në UEFA, Sporti Total sjell intervistën me sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, i cili flet për prapaskenat e 3 majit katër vjet më parë, kur Kosova me rezultat të ngushtë të votave siguroi pranimin.
Përveç bisedës me Salihun, redaksia e Sportit në KTV do të sjellë storien e veçantë për rrugëtimin e Kosovës në UEFA. Në pjesën e dytë të Sportit Total, vijnë intervistat ekskluzive me figura e personalitete të njohura të sportit kosovar, brenda dhe jashtë vendit. Intervistat interesante dhe ekskluzive janë bërë dy futbollistët e kombëtares së Kosovës Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviq dhe me Ismet Lushakun. Në një tregim të veçantë rrëfehet Edon Maxhuni basketbollisti kosovar që luan në kampionatin e Spanjës, me skuadrën Gran Canaria. Sporti Total, transmetohet çdo të diel nga ora 22:15 në KTV.