Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër talentë të Ajaxit në radarin e Barcelonës

Klubi i famshëm spanjoll, Barcelona është duke i monitoruar katër lojtarë të Ajaxit.

Sipas mediave spanjolle, Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong, Donny van de Beek dhe Justin Kluivert, janë duke u vëzhguar nga “Blaugranat”, transmeton kp.

Raportohet se skautët e Barcelonës pak ditë më parë ishin të pranishëm në Amsterdam për të parë nga afër talentët e rinj të Ajaxit.