Manchester Unitedi e ka parë mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong, si idealin për mesfushën e “djajve të kuq” për afatin kalimtar të verës, ka shkruar “SPORT” të shtunën.
24-vjeçari është i lumtur në “Camp Nou”, por është thënë se ai mund të largohet në verë në drejtim të Unitedit, për t’u bashkuar me ish-trajnerin te Ajaxi, Erik ten Hag. Ten Hag u zyrtarizua si trajner i ri i Unitedit ditë më parë.
De Jongu u kthye në një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë sa ishte pjesë e Ajaxit nën drejtimin e trajnerit Ten Hag.
De Jong ka shënuar katër gola dhe ka pesë asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat në edicionin aktual.