Sport

Katër klube në garë për Jamesin

Katër klube të Premier Leagues angleze synojnë që ta sigurojnë nënshkrimin e futbollistit të Manchester Unitedit, Daniel James.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi anglez “Daily Star”. West Bromwich Albion, Brighton, Burnley dhe Leeds United, po synojnë që ta trnasferojnë uellsianin në afatin kalimtar veror. Jamesi është paraqitur vetëm tetë herë në të gjitha garat në këtë edicion. Ai i ka edhe dy gola të realizuar, ndërsa është vlerësuar lartë për paraqitjet në fillim të sezonit.