Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër gola në pjesën e parë në ndeshjen Vallecano – Real Madrid

Rayo Vallecano - Real Madrid

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Rayo Vallecano - Real Madrid me rezultatin e barabartë 2:2. Në 45 minutat e parë të duelit të fundit të javës së 13-të të La Ligas kishte spektakël, ku u shënuan plotë katër gola.

Vendasit e nisën mbarë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e pestë me golin e bukur nga distanca të Santi Comesanas. Reali u rikthye në fund të pjesës së parë, duke shënuar dy gola të shpejt.

Për 1:1 realizoi Luka Modriqi nga penalltia në minutën e 37-të. Penalltia u fitua nga Marco Asensio dhe u akordua pas shikimit me VAR. Golin e dytë për madrilenët e realizoi Eder Militao me kokë në minutën e 41-të. Por, Vallecani ia doli të barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 44-të me golin e Alvaro Garcias. Te Vallecano titullar është futbollisti shqiptar Ivan Balliu.

Golat:

https://streamff.com/v/2AHL7e

https://streamff.com/v/BlK89o

Edhe Vallecano i bën nder Barçës, e ndal me barazim Realin Futboll Vallecano i bën nder Barçës, e ndal me barazim Realin

https://streamff.com/v/koxSgz

https://streamff.com/v/tqfG4M