Gjimnastet Bora Hoti, Amela Gërbeshi, Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama, që do të udhëhiqen nga trajneri Shkumbin Maqastena dhe Abeliana Bregu, do ta përfaqësojnë Kosovën në Garën “Gold Artistic Gymnastic Championship” 2017/2018, që mbahet nga 1 deri më 3 qershor në Romë të Italisë.
Ftesa për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare ka ardhur nga Asociacioni Sportiv ‘Sociali Italiane’ në Federatën e Gjimnastikës së Kosovës, transmeton KTV.
Nga gjimnastet e reja dhe trajnerët e tyre, shpresohet dhe besohet fuqishëm se nga Italia do të kthehen me suksese.