Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Elita” në gjimnastikë garon në Slloveni

Klubi i Gjimnastikës “Elita” ka udhëtuar në Slloveni ku nga 19 deri më 21 tetor do të marrë pjesë në garën “Salamunov Memorial 2018”, në Maribor.

Kjo garë organizohet nga Federata e Gjimnastikës së Sllovenisë, derisa ekipi do të përfaqësohet nga katër sportiste në dy kategori, transmeton KTV.

Në kategorinë “Children” do të marrin pjesë Amela Gërbeshi dhe Bora Hoti, kurse në kategorinë “Youth” garojnë Vilëza Zeqiri dhe Valëza Rama.

Së bashku me garueset, do të jenë edhe trajnerët e klubit Abeliana Bregu dhe Shkumbin Maqastena.

Në këtë garë do të marrin pjesë shtete si Gjermania, Austria, Anglia, Kroacia, Sllovakia, Hong Kongu, Izraeli e Egjipti.