Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati nënshkruan kontratë profesionale me Fortuna Sittardin

Sulmuesi i Kosovës U21, Arian Kastrati, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Fortuna Sittardin. Bashkë me Kastratin, kontratë të tillë ka fituar edhe Tom Hendriks.

Sulmuesi shtatlartë, Kastrati, iu bashkua ekipit të parë në edicionin 2020/2021 dhe i është shpërblyer puna e madhe e bërë gjatë asaj periudhe. Tani dyshja do të jetë sërish në përgatitje me ekipin e seniorëve për sezonin e ri.

19-vjeçari Kastrati nënshkroi kontratë deri në mesin e vitit 2023. Ai luajti shtatë herë në elitën e futbollit holandez, Eredivisie.

“Për mua personalisht, viti 2021 ka qenë shumë i mirë. Debutova me ekipin e parë, mora thirrje nga Kosova U21 dhe tanin nënshkrova kontratën e parë profesionale me Fortuna Sittardin. I jam shumë mirënjohës klubit për këtë mundësi dhe do të bëj gjithçka për ta arritur hapin e radhës së bashku me klubin”, theksoi Kastrati për faqen zyrtare të klubit.