Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arian Kastrati luan edhe ndaj PSV-së

Sulmuesi kosovar, Arian Kastrati, është paraqitur edhe një herë tjetër si zëvendësues në humbjen nga PSV-ja.

Kastrati u inkuadrua në minutën e tretë të kohës shtesë në takimin që skuadra e tij Fortuna Sittardi, të dielën e humbi nga PSV-ja mysafire, 3:1. Ishte takim i xhiros së 25-t në elitën e futbollit të Holandës.

Kastrati është paraqitur në shtatë ndeshje, me 28 minuta në total.

19-vjeçari vlerësohet lartë nga skuadra e Fortuna Sittardit.

Artikuj të ngjashëm