Lirim Kastrati ka debutuar te Fehervari, të mërkurën mbrëma.
Sulmuesi kosovar që u transferua te klubi hungarez nga Legia e Varshavës, ka hyrë në lojë në minutën e 66-të kur rezultatin ishte 1:1.
Më pas, Fehervari ka shënuar golin e dytë me Stopiran për ta fituar ndeshjen.
Fitorja e ekipi hungarez ishte e rëndësishme, pasi kishte pësuar tri humbje në katër ndeshjet e para të kampionatit.
Kastrati ka nënshkruar kontratë me Fehervarin deri në vitin 2025.