Fationa Kasapi është ndalur në luftën e parë në Botërorin e të rinjve në xhudo që po mbahet në Olbia të Italisë.
Kasapi është eliminuar në raundin e dytë nga xhudistja franceze, Faiza Mokdar.
Kasapi garoi të enjten në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kasapin dhe Erza Muminoviqin i udhëhoqi asistenti i trajnerit Driton Kuka, Fatos Tabaku. 19-vjeçarja Muminoviq të mërkurën fitoi medalje të bronztë në Botëror.
Artikuj të ngjashëm