Xhudistja e Kosovës, Fationa Kasapi është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.
Kasapi, e cila garoi në kategorinë deri 57 kilogramë, e ka mposhtur me Ippon polaken Paulina Zemla dhe ka hyrë në garë për medalje.
Për medalje të bronztë do të garojë me Laura Kallinger, xhudisten nga Austria.
Xhudistja kosovare startoi mirë në kategorinë e saj në këtë ngjarje, duke i fituar dy luftërat e para.
Në luftën e parë, Kasapi mposhti rumunen Jamez Romero Yudelsis, ndërsa në të dytën ishte më e mirë se ukrainasja Alina Shyliova.
Në çerekfinale, Kasapi u ndal nga holandezja Elin Henninger për ta vazhduar rrugëtimin në repesazh.