Pas suksesit të arritur në Evropianin për juniorë në fillim të shtatorit në Evropianin e Luksemburgut, Erza Muminoviq tani synon një tjetër medalje.
Xhudistja pejane e kategorisë deri në 52 kilogramë është ndalur në gjysmëfinale të Botërorit për të rinj që po zhvillohet në Olbia të Italisë.
Muminoviq më 9 shtator e fitoi medaljen e bronztë në Evropianin e juniorëve, e të bronztën do ta ketë rastin ta fitojë edhe në Botërorin e të rinjve. Medaljen e bronztë do ta kërkojë ta fitojë nëpërmjet repesazhit ku do të takohet me xhudisten spanjolle Ariane Toro Soler.
Të mërkurën gjatë ditës, 19-vjeçarja Muminoviq xhiron e parë e kaloi pa luftë, ndërsa i fitoi tri lufta tjera. Mposhti fillimisht mongolezen Sarantuya Delgersaikhan me Ippon.
Me Waza-ari triumfoi ndaj amerikanes Marisol Torro. Çerekfinalen Erza e fitoi ndaj xhudistes nga Azerbajxhani, Sabina Aliyeva. Por në gjysmëfinale u mposht nga Giulia Carna e Italisë.
Në Botërorin e Olbias së Italisë në xhudo që do të përfundojë të dielën do të garojë edhe xhudistja tjetër, Fationa Kasapi. Kasapi do të garojë të enjten në kategorinë deri në 57 kilogramë. Me xhudistet në Itali është asistenti i trajnerit Driton Kuka, Fatos Tabaku. Në Botëror marrin pjesë 495 xhudistë nga 72 shtete.