Pajtim Kasami ka dalë shpëtimtar i skuadrës së Sionit në xhiron e 36-të dhe të fundit në elitën e futbollit të Zvicrës.
28-vjeçari, reprezentues i “Helvetikëve”, të hënën mbrëma, shënoi gol dhe asistoi një tjetër në duelin vendimtar që ekipi i tij e fitoi si mysafir i Servettes me rezultatin 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKasami, golin e 11-të të sezonit e realizoi në minutën e 43-të, ndërsa asistimin e bëri 16 minuta para fundit të ndeshjes.
Te Sioni paraqitet edhe shqiptari tjetër, Bastien Toma që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë.
Ndërkohë, te Servette luan futbollisti kosovar Alban Ajdini.
Sioni arriti të grumbullojë 39 pikë pas 36 xhirove, vetëm një pikë më shumë se Thuni që barazoi me Zuerichun, 3:3. Thuni ra nga elita falë edhe golit të shënuar nga futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, që realizoi në minutën e 15-të për Zuerichun. Kololli ishte edhe asistues në golin e shënuar nga Kramer në minutën e 33-të. Edhe Krameri asisitoi në një gol, atë të shënuar nga lojtarit tjetër shqiptar, Toni Domgjoni në minutën e 56-të.