Përkundër interesimit nga Galatasaray, Nice e Valencia, mesfushori shqiptar Pajtim Kasami mund të përfundojë në Serie B të Italisë.
Mediumet italiane kanë raportuar sot se agjenti i Kasamit, Jorge Mendes, ka nisur bisedimet me SPAL-in dhe Regginan, skuadra të interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Kasami është futbollist i lirë pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me skuadrën e Sionit. Si SPAL-i ashtu edhe Reggina, po synojnë ngjitjen në Serie A edicionin tjetër dhe e shohin Kasamin si përforcim të duhur për të një gjë të tillë.
28-vjeçari, sezonin e fundit ka shënuar 11 gola në 35 ndeshje te Sioni.