Pajtim Kasami është kthyer në futbollin italian. Mesfushori të enjten është prezantuar te Sampdoria, ekip i Serie B.
Ai te kjo skuadër është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit.
Trajner i Kasamit te Sampdoria është Andrea Pirlo.