Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sampdoria interesohet për Kasamin

Pajtim Kasami mund të kthehet të luaj sërish në elitën e futbollit të Italisë, Serie A.

Interesim për mesfushorin e Baselit së fundi ka shprehur Sampdoria. Kasami më herët në Itali ka luajtur për Palermon në sezonin 2010/2011.

Kontrata me Baselin, 29-vjeçarit i skadon në qershor të këtij viti, ndërsa ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Këtë edicion në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar gjashtë herë.