Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Karta speciale identifikuese për tifozët në Botërorin 2018

Tifozëve në Botërorin e vitit të ardhshëm dhe në Kupën e Konfederatave këtë vit, ngjarje që do të mbahen në Rusi, do t'u duhen kartela speciale të identitetit para se të jenë në gjendje të shohin ndeshjet. Këtë e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit Botëror (FIFA), shkruan sot Koha Ditore.

Huliganizmi në futboll, që dukej se ishte zbehur nëpër turnetë e mëdhenj, sërish është bërë arsye për brengë serioze, kur huliganët rusë ishin protagonistët kryesorë në Evropianin 2016 në Francë.

Rusisë iu tërhoq vërejtja e fundit nga UEFA dhe u gjobit me 150 mijë euro, pasi tifozët rusë ishin përfshirë në përleshje të dhunshme me tifozët anglezë para ndeshjes së grupeve në Marseille mes dy përfaqësueseve.

Drejtori i garave në FIFA, Colin Smith, ka thënë se autoritetet ruse do të jenë përgjegjëse për të dhënë kartelat e identitetit.

(Gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.