Herolind Nishevci ka pësuar humbje në duelin e tretë që e zhvilloi në kuadër të Kampionatit Botëror të karatesë që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Karateisti nga Kosova në raundin e dytë mposhti Hocine Daikhin e Algjerisë me rezultat 4 me 3, ndërsa në raundin e tretë u mposht nga rusi Alexander Pshenitsyn me rezultat 4 me 2.
Botërori ka nisur sot dhe vazhdon deri më 11 nëntor.
Artikuj të ngjashëm