Në ditën e dytë të kampionatit Botëror në karate që po zhvillohet në Madrid të Spanjës garuan edhe pesë garues tjerë, por nuk arritën të rrëmbenin medalje.
Orges Arifi në kategorinë deri në 60 kg i fitoi dy luftëra, por u eliminua më pas.
Dy fitore i pati edhe Elhami Shabani në kategorinë deri në 75 kg, dhe u eliminua në luftën e tretë, raporton KTV.
Ylli Cenaj fitoi vetëm në luftën e parë në kategorinë deri në 67 kg, ndërsa Adelina Rama dhe Gresa Zhitia pësuan humbje që në duelet e para.
Pa medalje për karateistët nga Kosova përfundoi edhe dita e parë e Botërorit që u zhvillua të martën. Herolind Nishevci garoi në kategorinë mbi 84 kilogramë. Megjithëse i fitoi dy luftërat e para, ish medalisti i Botërorit vite më parë, u ndal në të tretën.
Alvin Karaqi ndërkohë u ndal në luftën e katërt në kategorinë deri në 84 kg, ndërsa që në luftën e parë humbën Fortesa Orana dhe Diellza Dragusha.
Edhe
Karateistët pa sukses e mbyllën edhe ditën e dytë të Botërorit
Në përballjet e para në Kata i humbën edhe Vlerona Shala e Argjend Berjani.
Të enjten do të ketë gara ekipore.