Karateistet e Kosovës kanë shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Botërorin që po mbahet në Madrid të Spanjës.
Federata e Karatesë së Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook bën të ditur se, “Përfaqësuesja e Kosovës vajzat kanë vazhduar me fitoren e tretë ndaj përfaqësueses së Amerikës me rezultat 2:0, Fortesa Orana 1:0, Adelina Rama 1:1, ka fituar me Senshu (pikë me epërsi) Diellza Dragusha nuk ka pas nevojë të paraqitet në arenë dhe Gresa Zhitia rezervë, kurse në finalet e tatamit humbi nga përfaqësuesja e Japonisë me rezultate 2:0, Adelina Rama 0:1, Fortesa Orana 2:3”.
Përkundër humbjes nga Japonia, Kosova hyn në tetëshen e më të mirëve të Botës.
Kosova duhet të presë ballafaqimin ndërmjet Japonisë dhe Spanjës, dhe nëse fiton Japonia atëherë Kosova do të luftojë në repesazhë për medaljen e bronztë, vendin e tretë.