Sport

Kapitenia e pafat e Skenderajt

Vikendi i shkuar nuk ishte i lehtë për volejbollisten e ekipit të Skenderajt, Sherife Behramin. Ajo është dëshpëruar shumë derisa ka shikuar ekipin e saj të eliminohet në gjysmëfinale të Kupës së Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Behrami nuk pati mundësi ta ndihmojë ekipin në këtë garë, të cilën e patën fituar para tre vjetësh, pasi ende nuk ka kuruar lëndimin. 30-vjeçarja në muajin maj të këtij viti ka dëmtuar ligamentin kryesor të gjurit, si dhe meniskun. Janë bërë gjashtë muaj që nuk po luan dhe kjo po e bën të vuajë, shkruan Koha Ditore.

"Është shumë vështirë të mos jesh në gjendje të luash. Në ndeshjen e parë të këtij edicioni jam mërzitur paksa për t'u pajtuar më vonë, por Kupa e federatës më emocionoi shumë për shkak se doja të ndihmoja ekipin, por e kisha të pamundur", thotë Shera në një bisedë për gazetën.

Behrami u lëndua në ndeshjen e dytë finale të plejofit të Superligës kundër Dritës. Menjëherë iu nënshtrua operimit dhe tashmë ka nisur me fazën e rehabilitimit, me shpresën që do të kthehet në janar apo shkurt të vitit të ardhshëm... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)