Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni i 89-shit qëndroi për 72 orë i shtrirë në spital

Ardian Muja - KF Trepca '89

Klubi mitrovicas, Trepça ’89, ka njoftuar se kapiteni Ardian Muja ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen ndaj Dritës.

Sipas një njoftimi të lëshuar të martën pasdite, Muja pësoi goditje nga portieri i skuadrës gjilanase. Pas ndeshjes ai ka ndier dhembje dhe është dërguar në spitl për kontrolle shtesë.

“Rezultoi se pas goditjes së pësuar kishte çarë veshkën dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë për 72 orë për analiza”, thuhet në njoftim. Klubi i Superligës së futbollit nuk ka njoftuar se sa kohë do të mungoi Muja. “Për ne shëndeti është parësor dhe shpresojmë që lëndimi do të kalojë pa pasoja”.