Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni Gjimshiti: Të lumtur për pikën

Berat Gjimshiti ishte kapiten i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Çekisë.

Ai është shprehur i lumtur për pikën.

“Sigurisht që jemi gjithë të lumtur për këtë pikë. Jemi edhe të lodhur, pasi dhamë gjithçka në fushë. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e bukur, por ishte ajo që kemi përgatitur. Kemi luajtur me duele. Me pak më shumë fat kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Por mendoj se barazimi është në rregull. Situata që solli golin e Çekisë nuk duhet të ndodhë. Duhet të përmirësojmë disa gjëra, sidomos pasi pranojmë gol”, ka thënë Gjimshiti.