Qendra turke e Boston Celticsit, Enes Kanter, do të luajë kundër Toronto Raptorsit në Kanada në ditën e Krishtlindjes, që do të jetë përballja e tij e parë jashtë SHBA-së në më tepër se një vit.
Kanter 27-vjeçar ka qenë kritik i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan BBC.
Në janar të vitit 2019, prokurorët turq lëshuan një urdhërarrestim ndërkombëtar për Kanterin dhe vetë basketbollisti i tha BBC-së se është i ngujuar në SHBA, transmeton Koha Ditore.
Para ndeshjes të së mërkurës, Kanter shkroi në “Twitter”: “Jam i lirë” dhe e përcolli mesazhin me një flamur kanadez.
“Unë dua të falënderoj kryeministrin e Kanadasë, Justin Rudeau, autoritetet e SHBA-së dhe Kanadasë, senatorin amerikan Ed Markey, Boston Celticsin, NBA-në dhe menaxherët e mi që kanë punuar për të bërë të mundur ndeshjen time për Krishtlindje kundër Torontos dhe për t’u përkujdesur për sigurinë time atje. Dhe, në ditën e Krishtlindjes, do të luaj ndeshjen time të parë për Boston Celticsin jashtë SHBA-së kur të përballem ndaj Raptorsit në Toronto”, ka shkruar Kanter për gazetën “Globe and Mail” të Torontos.
Kanter nuk ka luajtur jashtë SHBA-së që nga nëntori i vitit 2018.
Edhe
Basketbollisti turk nuk udhëton në Londër nga frika se mund të vritet pas kritikave ndaj Erdoganit
Duke qenë pjesë e New York Knicksit në janar, Kanter nuk udhëtoi në Londër për ndeshjen ndaj Washington Wizardsit nga frika për sigurinë e tij dhe ai po ashtu humbi ndeshjen në mars kundër Torontos, ndërsa ishte pjesë e Portland Trailblazersit.
Pasaporta turke e Kanterit u anulua në vitin 2017, që ai tha se ndodhi për shkak të pikëpamjeve të tij politike. Ai ka një karton të gjelbër të SHBA-së....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)