Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Delegacioni i Turqisë përcillet në mënyrë të veçantë drejt SHBA-së

Turqia

Ekipi përfaqësues i Turqisë në futboll, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u paraqitur në Kupën e Botës 2026.

Ekipi turk i udhëhequr nga yjet Arda Guler, Kenan Yildiz, Hakan Calhanoglu dhe të tjerë, të martën është përcjellë në mënyrë të veçantë në aeroportin e Stambollit.

Qindra vetura me ngjyrat e flamurit turk e kanë shoqëruar autobusin që barte delegacionin e Turqisë.

Po ashtu përkrahës të shumtë të Turqisë dolën në rrugët e Stambollit për t’i përshëndetur futbollistët e Turqisë, që siguruan Botërorin pas fitores 1:0 ndaj Kosovës në Prishtinë, në finale të plejofit kualifikues.

Turqia kthehet në Botëror pas 24 vjetësh.

Turqia të hënën mbrëma e fitoi 4:0 ndeshjen e parë përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut.

Edhe Turqia nuk i realizoi synimet, por i mbetet shpresa për të ardhmen Botërori 2026 3 j. më parë Turqia nuk i realizoi synimet, por i mbetet shpresa për të ardhmen

Të shtunën e luan ndeshjen e fundit kundër Venezuelës para Botërorit.

Në fazën grupore të Kupës së Botës, Turqia për kundërshtare i ka Australinë, Paraguain dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës.