Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante refuzon PSG-në

Mesfushori N'Golo Kante ka refuzuar ofertën e skuadrës Paris Saint-Germain, pasi nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Chelseat.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga gazeta franceze “L'Equipe”.

Kante në verën e vitit 2016 iu bashkua Chelseat nga Leicesteri për 35.8 milionë euro dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2021, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka fituar dy tituj kampioni në Premier League, ligë në të cilën luan prej vitit 2015 kur u transferua nga Caeni te Leicesteri.

“PSG-ja ka kontaktuar me Kanten, por mesfushori ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga skuadra e Chelseat ku po ndihet shumë mirë”, ka shkruar “L'Equipe” të martën.

Mesfushori 28-vjeçar, këtë edicion ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, duke shënuar një gol dhe asistuar dy të tjerë.