Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kante kthehet në stërvitje

N’Golo Kante është kthyer në stërvitjet me kontakt të Chelseat, në prag të rifillimit të Premier Leagues, javën e ardhshme.

Fituesi i Kupës së Botës, Kante, kishte leje për të ushtruar në shtëpi, para se të kthehej në stërvitje individuale në qendrën stërvitore të klubit. Kante kishte shprehur brenga për sigurinë e tij për shkak të koronavirusit.

Kante ishte i gatshëm të heq dorë nga pjesa e mbetur e edicionit, ndërsa kishte përkrahjen e trajnerit Frank Lampard dhe drejtuesve të klubit për këtë. Por ai është bashkuar me lojtarët tjerë të martën në qendrën stërvitore, ka njoftuar Sky Sports.

Mesfushori 29-vjeçar, vëllai i të cilit vdiq nga një sulm në zemër pak para Botërorit 2018, kishte stërvitur në ditën e parë pas kthimit në stërvitje individuale, por më pas kishte qëndruar në shtëpi.

Chelsea e luan ndeshjen e parë në Premier League më 21 qershor ndaj Aston Villas.