Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, është takuar me zyrtarë të Bayern Munichut të enjten për një transferim të mundshëm të kapitenit të Anglisë, Harry Kane.
Megjithatë, sulmuesi i Spursit do të jetë pjesë e skuadrës që do udhëtojë në Australi për përgatitjet parasezonale.
Kane ka edhe një vit në kontratë me skuadrën londineze, por është folur shumë se mund të largohet këtë verë.
Bayerni dëshiron me çdo kusht shërbimet e golashënuesit më të mirë të Tottenhamit.
29-vjeçari Kane me Tottenhamin ka zhvilluar 435 ndeshje, ndërsa ka realizuar 280 gola e 64 asistime.
Artikuj të ngjashëm