Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane nuk mohon largimin nga Tottenhami

Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, ka thënë se është i hapur për një largim të mundshëm nga klubi londinez.

Real Madridi është raportuar se ka shprehur interesim për anglezin, i cili këtë sezon ka realizuar 11 gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Spurs nuk do të pranojë asnjë ofertë për yllin 24-vjeçar, por Kane ka theksuar se kurrë nuk do t’i thoshte jo ndonjë sfide të re në karrierën e tij.

“Kurrë nuk do të thosha jo, kurrë nuk do të thosha po. Mendoj se në futboll nuk mund të përjashtosh asgjë. Nuk është se e kam patjetër, por jam i lumtur këtu. Por kurrë nuk i dihet”, ka thënë Kane për The Express.

Artikuj të ngjashëm