Tottenhami ka rrëmbyer pikët e plota në shtëpi ndaj Southamptonit, me Harry Kanen që ishte vendimtar.
Ndombele i dha epërsinë Tottenhamit duke shënuar në minutën e 24 pas asistimit nga Son Heung-Min, transmeton Koha.net.
Por, në minutën e 39 Ings arriti të barazonte shifrat në 1 me 1.
E vendasit u kundërpërgjigjën menjëherë në minutën e 43 të ndeshjes përmes Harry Kanet, që shënoi pas asistimit nga Erikseni, që doli të ishte edhe goli i fitores.
Nga minuta e 31 Tottenhami ishte me një lojtar më pak në fushë kur Aurier u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Me këtë fitore Tottenhami zë vendin e katërt me 11 pikë, derisa Southamptoni në vendin e 14 ka 7 pikë.