Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane humb derbin ndaj Liverpoolit, pritet të mungojë kohë të gjatë

Sulmuesi anglez Harry Kane pritet t’i mungojë Tottenhamit për kohë të gjatë pas lëndimit që e mori në ndeshjen e fundit kampionale kundër Southamptonit.

Tottenhami, të premten, nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se Kane ka dëmtuar ligamentet në gjurin e majtë dhe gjatë ditëve në vijim do të konfirmohet se për sa kohë do të mungojë, transmeton Koha Ditore.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho pret që të jetë pa Kanen të paktën për dy muaj, që, sipas tij, do të jetë mungesë shumë e madhe për ekipin nga Londra.

“Stafi i mjekëve po vazhdon kontrollimet edhe pse kam ndjenjën se Kane do të mungojë për një kohë të gjatë. Ai mori lëndim të rëndë dhe për këtë arsye u largua nga ndeshja. Mungesa e tij në këtë kohë do të ndihet shumë tek ekipi ynë, duke pasur parasysh se Kane është lojtari kryesor”, është shprehur Mourinho.

Kane 26-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 17 gola në 25 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat.

Kane me këtë rast humb edhe derbin ndaj Liverpoolit, që zhvillohet më 11 janar.