Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane rrezikon të mbetet jashtë fushës për disa javë

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, mund të mbetet jashtë fushës për disa javë pasi mori një lëndim në të dy kyçet e këmbëve gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri i tij, Joe Mourinho.

27-vjeçari kishte nevojë për trajtim në kyçin e këmbës së majtë pasi ra në tokë pas një sfide me Jordan Hendersonin. Ai e lëndoi edhe të majtin kundër Thiago Alcantara.

“Lëndimi i dytë ishte më i keq se i pari”. Ai po përballej me njërën por nuk mund t'i përballonte të dyja”, ka deklaruar Mourinho.

Tottenhami ka pësuar disfatë të enjten kundër Liverpoolit me rezultat 3-1.