Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, do të jetë jashtë fushave deri në muajin mars shkaku i lëndimit të gjurit që e pësoi në humbjen nga Manchester Unitedi.
“Pas analizave të para, mund të konfirmojmë se Harry Kane ka lënduar ligamentet e gjurit të majtë”, thuhet në një komunikatë të Tottenhamit.
“Sulmuesi do të monitorohet nga mjekët e klubit dhe pritet të kthehet në muajin mars”, thuhet më tej.
Kane pritet të mungojë në ndeshjet kundër Chelseat në kupë dhe në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.