Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane do ta rinovojë kontratën me Tottenhamin

Sulmuesi Hary Kane nuk do të largohet nga skuadra e Tottenhamit gjatë kësaj vere. “The Mirror” ka bërë të ditur se sulmuesi anglez ka pranuar ta rinovojë kontratën me ekipin nga Londra.

Kontrata aktuale i skadon Kanet në vitin 2024, ndërsa me rinovimin e saj, 28-vjeçari do të jetë pjesë e Tottenhamit deri në verën e vitit 2026. Palët kanë arritur marrëveshjen, e cila pritet të bëhet zyrtare para përfundimit të këtij edicioni.

Kane tashmë ka refuzuar të gjitha ofertat e klubeve të tjera për t’i qëndruar besnik Tottenhamit.

Ai ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar tetë herë në 43 paraqitje në të gjitha garat për ekipin anglez.

Artikuj të ngjashëm