Trajneri i Chelseat, Grahm Potter dëshiron ta ketë Harry Kane sezonin e ardhshëm. Kështu ka njoftuar “Calciomercato”.
Chelsea është i gatshëm ta përfshirë edhe Romelu Lukakun në marrëveshje, i cili aktualisht është i huazuar te Interi. Kane është kapiten i Tottenhamit.
Sulmuesi 29-vjeçar i Anglisë me Tottenhamin ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Në nëntë paraqitje ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me një asistim.