Sulmuesi Harry Kane pritet të jetë përforcimi i parë i Chelseat për sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Daily Star” të hënën.
Është trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, ai që po insiston në transferimin e reprezentuesit të Anglisë.
Madje, Potter është i gatshëm që Tottenhamit t’ia ofrojë belgun Romelu Lukaku plus para për ta bindur në lirimin e Kanet. 29-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.
Kane këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje të luajtura në Premier League. Krahas Chelseat, interesim për Kanen ka shfaqur edhe Bayern Muencheni.