Sport

Kane: Conte të dërgon deri në limite

Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane, e ka pranuar se Antonio Conte e ka përmirësuar atë si sulmues te Tottenhami. “Ai të shtynë deri në limite dhe kjo më pëlqen”, ka thënë Kane të enjten në konferencën për shtyp.

“Antonio është trajner fantastik. Ai sjellë ide të reja dhe e nxjerrë më të mirën nga unë, kështu që unë kam mësuar shumë. Fizikisht jam mirë, stërvitemi fort dhe ka gjëra pozitive”, theksoi ai.

Kane në këtë edicion ka luajtur në 41 ndeshje, ka shënuar 22 gola dhe ka 6 asistime.