I rikthyer pas pesë vjetësh në Kosovë, trajneri turk Ahmet Kandemir nuk ka parë ndonjë përmirësim në basketbollin kosovar në përgjithësi.
Sipas tij, lojtarët e njëjtë që ishin para pesë vjetësh janë ende në skenë, por këtë herë dallimin e bëjnë flokët e tyre që janë të thinjura, shkruan Koha Ditore. Mungesa e konkurrencës në elitën e basketbollit ka bërë që liga të jetë e dobët, në veçanti këtë edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nëse nuk ka konkurrencë, nuk mund të ketë zhvillim të basketbollit. Në Kosovë nuk ka konkurrencë dhe për këtë arsye nuk ka përmirësim të këtij sporti në të gjitha aspektet", thotë Kandemir në gjuhën turke derisa asistenti i tij, Serhat Ozbek përkthente ato në gjuhën angleze.
"Pas pesë vjetësh i kam gjetur lojtarët e njëjtë të luajnë, por dallimi është se janë më të plakur dhe u ka ndërruar ngjyra e flokëve. Ende situata e njëjtë, asgjë nuk ka përparuar".
Meqë liga nuk ishte e fortë dhe mungonte konkurrenca, Kandemir në fund të edicionit 2012/13 vendosi të largohej nga Sigal Prishtina edhe pse i pëlqenin qyteti, ekipi dhe tifozët....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.