Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir ka thënë se gabimet e shumta i kushtuan skuadrës së tij në ndeshjen ndaj Trepçës. Prishtina i kishte 16 gabime, ndërsa Trepça një më pak.
“E kemi ditur se Trepça do të startojë kështu. Nuk mund të luajmë me kaq shumë topa të humbur. Jemi kthyer në disa raste, por nuk kemi shfaqur lojën tonë. Trepça është ekip me kualitet dhe me meritë fitoi ndeshjen. Është normale që ekipi që fiton është më komod dhe ekipi që humb ndeshjen e parë ka dëshirë më të madhe. Por për sa kohë ne nuk humbim në Prishtinë, jemi favorit për të kaluar në finale”, ka theksuar Kandemir.
Ai ka pasur vërejtje për tifozët mitrovicas.
“Është shumë interesante që ndeshja të luhet në palestër të mbushur. Basketbolli luhet për shikues. Por të shahet nëna e një lojtari për 40 minuta nuk më duket në rregull. Në ligat më të mëdha të Evropës nëse shahet dikush kështu, salla zbrazet”, ka thënë Kandemir.
Sharje ndaj lojtarëve ka pasur në Mitrovicë, por edhe në ndeshjen e parë në Prishtinë.
-
Kandemir: Nëna ime nuk quhet Ajshe, nuk di emrin e kujt e thirrën tifozët e Trepçës
-
Zbrazet një pjesë e palestrës, skuadrat kthehen në parket
-
Vazhdon pritja e Prishtinës për titull tjetër të kampionit
-
Gjysmëfinalja po bëhet e zjarrtë, në mesjavë episodi i radhës
-
Prishtina akuzon gjyqtarët për humbjen nga Trepça