Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamza transferon edhe Bashën

Mesfushori defensiv Arbër Basha është transferuar te skuadra e Superligës së Shqipërisë në futboll, Kamza.

Kalimin e Bashës te Kamza e kanë bërë të ditur të dielën mediumet në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Basha së fundi ka luajtur për skuadrën e Vllaznisë së Pozheranit.

Te Kamza ditë më parë u transferua edhe portieri kosovar Ilir Avdyli.