Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionia olimpike vlerëson punën që e ka bërë në Kosovë

Kampionia olimpike në xhudo, sllovenja Tina Trstenjak, ka vlerësuar lartë periudhën njëjavore që e ka kaluar në Kosovë. Ajo ka stërvitur në Pejë me ekipin e Kosovës në xhudo, por edhe me përfaqësuesen e Turqisë si dhe me xhudiste elitare nga Bullgaria e Çekia.

Trstenjak për herë të parë ka qëndruar në Kosovë. Ajo vlerësohet prej xhudisteve më të mira në Evropë aktualisht.

“Falënderojë klubin Ippon dhe trajnerin Driton Kuka për mikpritjen dhe për qëndrimin e këndshëm që kishim. Ne vërtetë kemi kaluar mirë. Pas nesh është një javë e suksesshme me stërvitje të forta”, ka shkruar Trstenjak.

Për KOHËN, Trstenjak ditë më parë kishte theksuar se ekipi i Kosovës në xhudo është prej më të mirëve në botë.