Xhudistja sllovene Tina Trstenjak, kampione olimpike në kategorinë deri 63 kilogramë në “Rio 2016”, është duke u stërvitur në Pejë në klubin Ippon.
Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i Kosovës në xhudo Driton Kuka.
“Dy kampione aktuale olimpike, Tina Trstenjak dhe Majlinda Kelmendi. Në Pejë po qëndron ekipi slloven në krye me kampionen olimpike Trstenjak në kampin përgatitor. Këtë javë në Kosovë pos sllovenëve po qëndrojnë edhe ekipi nacional i Turqisë, Bullgarisë dhe Republikës Çeke”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Kampionia olimpike nga Sllovenia po stërvitet në Pejë
-
Kampionia olimpike vlerëson punën që e ka bërë në Kosovë
-
Kampionia olimpike nga Italia: Është shtëpi e kampionëve, këtu u shkrua historia e xhudos
-
Kampione olimpike, botërore e evropiane – superkamp i xhudos në Pejë
-
Xhudistët më të mirë të Italisë vijnë në Kosovë