Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionia e Evropës barazon me Bullgarinë

Kampionia e Evropës, Italia, u ndal në barazim 1:1 kundër Bullgarisë në kualifikime të Kupës së Botës.

Megjithatë, “azzurrët” e barazojnë rekordin e Spanjës dhe Brazilit, 35 ndeshje radhazi pa pësuar disfatë.

Golin e parë në ndeshje e shënuan italianët. Federico Chiesa shënoi në minutën e 16-të, pas bashkëveprimit me Ciro Immobilen. Për barazimin e rezultatit u përkujdes Atanas Iliev në minutën e 39-të.

Italia është në vendin e parë me 10 pikë, katër më shumë se Zvicra në vendin e dytë, e cila ka dy ndeshje më pak. Pozitën e tretë e mban Irlanda e Veriut me katër pikë, ndërsa Bullgaria me dy pikë renditet e katërta. Lituania është në vendin e fundit me zero pikë.

“Azzurrët” ndeshjen e radhës e luajnë të dielën në Bazel kundër Zvicrës.

Artikuj të ngjashëm