Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Italia vendos rekord me barazimin ndaj Zvicrës

Italia ka vendosur rekord të ri botëror me barazimin në udhëtim ndaj Zvicrës.

Të dielën mbrëma në Bazel, Kampionia e Evropës barazoi pa gola me zviceranët në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Katari 2022”. Për Italinë ishte ndeshja e 36-të rresht pa humbje, një rekord.

Si Spanja ashtu edhe Brazili, më herët kishin vendosur rekordin me 35 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Lorenzo Insigne e testoi për herën të parë Yann Sommerin, ndërsa më pas portieri zviceran doli më i suksesshëm edhe përballë Domenico Berardit.

Manuel Akanji e pati mundësinë më të mirë për Zvicrën, por gjuajtja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën e portës së portierit Gianluigi Donnarumma.

Italia mundësinë më të mirë e pati në pjesën e dytë, por Sommer e priti edhe penalltinë e Jorginhos në minutën e 53-të.

Edhe Zvicra regjistron njërën prej serisë më të gjatë pa fitore Futboll 1 v. më parë Zvicra regjistron njërën prej serisë më të gjatë pa fitore

Te Zvicra në këtë duel munguan shqiptarët, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Breel Embolo. Xhaka është i infektuar me koronavirus, e Shaqiri i lënduar. Nga minuta e 85-të u aktivizua Andi Zeqiri, sulmuesi i Brightonit.

Italia mbetet lidere e Grupit C me 11 pikë në pesë ndeshje. Zvicra që nuk di për humbje në 13 ndeshjet e fundit është e dyta me shtatë pikë, por ka vetëm tri ndeshje të zhvilluara.

Image