Kampioni i trefishtë olimpik në not, kinezi Sun Yang, ka apeluar në Tribunalin Federal të Zvicrës, ndaj suspendimit tetëvjeçar për doping, shkruan BBC.
Ai u suspendua pasi kishte shmangur një test dopingu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNotari 28-vjeçar fillimisht ishte shpallur i pafajshëm nga Federata Botërore e Notit (FINA). Por, Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA) apeloi në CAS këtë vendim dhe CAS anuloi vendimin e FINA-s.
Kinezit Sun iu dha një suspendim tetëvjeçar pasi kjo ishte shkelja e dytë e tij.
Ai kishte vuajtur një suspendim tremujor në vitin 2014 pasi kishte marrë stimuluesin e ndaluar Trimetazidine.
Sun ka dërozuar apelin te Tribunali Federal i Zvicrës, por kjo gjykatë mund të përmbysë vendimin vetën në rast se ndonjë shkelje procedurale, si nëse ishte juridiksioni i duhur apo nëse aplikimi i ligjit ishte korrekte.
Sun fitoi dy të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë në Lojërat Olimpike të vitit 2012 në Londër dhe një të artë e një të argjendtë në ato të vitit 2016 në Rio de Janeiro. Ai po shpreson në përmbysje të vendimit të CAS-it që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio, që janë shtyrë vitin e ardhshëm për shkak të koronavirusit.