Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Notari australian refuzon të ngjitet në podium me fituesin

Notari australian, Mack Horton, publikisht ka ringjallur rivalitetin e tij me kinezin Sun Yang, vite pasi e ka akuzuar atë se është një mashtrues dhe shfrytëzues i dopinguar.

Sun fitoi të artën në 400 metra krol në Botërorin që po mbahet në Gwangju në Kore të Jugut të hënën në mëngjes (sipas kohës në Kosovë), duke e mposhtur Hortonin, shkruan sot Koha Ditore.

Horton më vonë refuzoi të ngjitet në podium me Sunin, që po përballet me akuza të reja për shkelje të protokollit të dopingut.

Më vonë, Sun u tha gazetarëve: "Të tregoj mosrespekt ndaj meje është ok, por të tregosh mosrespekt ndaj Kinës ishte fatkeqësi. Më vjen keq për këtë".

Horton, kampion në fuqi olimpik, po ashtu refuzoi të shtrëngonte dorën me Sunin apo të pozonte për foto me të. Ai me kënaqësi pozoi përkrah medalistit të bronztë italianit Gabriele Detti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)