Vazhdojnë paraqitjet fantastike të Boston Celtics. 14 fitore rresht për Boston Celtics në këtë sezon. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes, mposhtën 92:88 Golden State Warriors në TD Garden, duke konfirmuar se kanë njërën prej skuadrave më të mira në NBA këtë sezon.
Kjo fitore ishte më e ëmbël për Celtics, duke e ditur faktin që ata në mesin e periudhës së tretë ishin në disavantazh prej 17 pikësh, por falë lojës së mirë në mbrojte dhe efikasitetit në sulm, sidomos të Brown dhe Horford, që realizuan 22 respektivisht 18 pikë, arritën të kthenin lojën në anën e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Warriors zhgënjyen, Stephen Curry dhe Klay Thompsoni, që shënuan 9 përkatësisht 13 pikë. Për kampionët më i miri ishte Kevin Durant, që realizoi 24 pikë.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Houston Rockets triumfoi bindshëm ndaj Phoenix Suns 142-116, për të marrë edhe kryesimin në Konferencën e Perëndimit.
Skuadra e Mike D’Antoni ishte e pandalshme gjatë pjesës së parë, duke realizuar plot 90 pikë, falë edhe rikthimit të Chris Paul, pas një mungese prej 14 ndeshjesh radhazi, për shkak të një lëndimi në gju.
Por ai që shkëlqeu në këtë takim ishte James Harden, që e mbylli ndeshjen me 48 pikë, 7 asistime dhe dy kërcime.