Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Celtics deklasojnë Warriors

Fitore e madhe për skuadrën e Boston Celtics.

Golden State Warriors pësoi një humbje të turpshme nga Boston Celtics pasi u mposht brenda në Oracle Arena me rezultatin e thellë 95-128.

Është një moment negativ për Golden State që pësoi humbjen e pestë në tetë sfidat e fundit dhe tashmë rrezikon seriozisht vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, transmeton tch.

Që nga fillimi Bostoni pati nën kontroll ndeshjen dhe pjesën e parë e mbylli me plot 25 pikë epërsi, të cilën arriti ta menaxhonte deri në fund.

Më i miri mbi parket ishte Gordon Hayward i cili koleksionoi në total 30 pikë dhe shtatë kërcime.

Një fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Houston Rockets që triumfoi në Canada Center përballë Toronto Raptors me rezultatin 107-95.

James Harden me 35 pikë ishte heroi i Rockets ndërkohë te Raptors si gjithmonë spikati Kawhi Leonard me 26 pikë.

Edhe Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori Basketboll 7 muaj më parë Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori

Për Houston kjo ishte fitorja e gjashtë rresht ndërkohë që Toronto pësoi humbjen e dytë radhazi duke pakësuar shanset e saja për të kapur vendin e parë në Konferencën e Lindjes.

Zhgënjim edhe për Oklahoma City Thunder që u mposht në Minneapolis me rezultatin 131-120 nga Minnesota Timberwolves.

Karl Anthony-Towns shkëlqeu në këtë përballje me 41 pikë dhe plot 14 kërcime. Oklahomës nuk i mjaftuan 38 pikët e Westbrook dhe 25 të Paul George, me skuadrën e trajnerit Billy Donovan që ka hyrë në një krizë të thellë pasi pësoi humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit.