Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State përball “Raketave” të Houstonit në Perëndim

Dy ekipet më të mira në Konferencën Perëndimore, do të ballafaqohen mes vete.

Ashtu edhe siç pritej, dy ekipet e para në Perëndim gjatë sezonit të rregullt, janë kualifikuar në finalen e kësaj konference.

Golden State Warriors arritën që lehtësisht të eliminojnë New Orelans Pelicans pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, 4:1 me rezultat të përgjithshëm.

113:104, ishte rezultati përfundimtar i sfidës së zhvilluar mbrëmë në Oracle Arena, ku shkëlqyen pesëshja startuese e Warriors, me 96 pikë të realizuara në total. Stephen Curry me 28 pikë ishte më i miri në radhët e vendasve, kurse te Pelicans nuk mjaftoi as super paraqitja e Anthony Davis, i cili pati double-double prej 37 pikësh e 19 kërcimesh.

Me rezultat identik 4:1, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, kualifikohet edhe Houston Rockets.

Ekipi nga Teksas ishte bindshëm më i mirë në këtë seri, ashtu siç e dëshmoi në sfidën e fundit ndaj Jazz, duke triumfuar 112:102.

Chris Paul që po kalon në një formë të jashtëzakonshme, ishte i pandalshëm, duke realizuar 41 pikë, 10 asistime dhe 7 kërcime, kurse James Harden shtoi 18 pikë të tjera.

Te Utah, mungoi edhe në këtë ndeshje Ricky Rubio, kurse pikëshënuesi më i mirë i Jazz ishte edhe njëherë me radhë, Donovan Mitchell, që shënoi 24 pikë.

Artikuj të ngjashëm